Rruga e Kombit! Familjarët përplasen me policinë para gjykatës

Shqipëria

Rruga e Kombit! Familjarët përplasen me policinë para gjykatës

Më: 4 prill 2018 Në ora: 10:05
Tiranë

Gjyqi ndaj të arrestuarve për protestën e Rrugës së Kombit, nuk po fillon prej gati 1 ore, pasi tensioned Brenda sallës janë të larta.

Situata duket se ka agravuar minutë pas minute në Gjykatën e Tiranës ku familjarët e protestuesve janë përplasur me forcat policore pasi këta të fundit nuk i kanë lejuar të futen në sallën e gjyqit ku do të mbahet seanca për 23 protestuesit e arrestuar të Kukësit.

Njëri prej familjarëve pasi ju ka kërkuar policëve të futet brenda sallës , dhe ata nuk e kanë lejuar ai është përpjekur të hyjë me forcë.

Pas familjarëve shihen edhe deputete e opozitës të cilët po kërkojë gjithashtu të marrin pjesë në seancën gjyqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat