Arrestimet natën të kuksianëve, pse Donald Lu nuk denoncon me emra autorët?

Shqipëria

Arrestimet natën të kuksianëve, pse Donald Lu nuk denoncon me emra autorët?

Më: 6 prill 2018 Në ora: 15:33
Petrit Vasilit

 Arrestimet e tipit komunist që bëri policia në Kukës, natën mes datës 31 mars dhe 1 prill janë dënuar një ditë më parë nga ambasadori i SHBA-së në Tiranë, c.

Por Lu përveç faktit që tha, se policia nuk arreston natën, nuk denoncoi asnjë zyrtar me emër, për këtë skandal juridik e kushtetues.

Për këtë arsye, sot kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili kërkon nga ambasadori Donald Lu që të flasë me emra, për personat përgjegjës.

Sipas Vasilit, qytetarët u rrëmbye natën, ashtu siç bënte Sigurimi i Shtetit.

Reagimi i Petrit Vasilit:

Z. Lu denoncoi me emra banditët që arrestuan në mes të natës dhe prokurorët që i mbrojnë.

Ambasadori Lu thotë në media "policia nuk ka të drejtë të kape njerëzit, për arrestime masive, në mes të natës".

Z. Lu, banditët, që i kanë kryer këto arrestime të egra dhe të turpshme natën, kanë emra dhe mbiemra dhe janë nëpër zyra.

Z. Lu, këta banditë kanë rikthyer turpërisht arrestimet e Sigurimit të Shtetit.

Z. Lu, Prokurorinë e zgjedhur me 69 vota nuk e shqetëson fare as denoncimi yt, ndaj kam thënë që Reforma në Drejtësi ka vdekur.

Z. Lu, denoncoji me emra banditët që rrëmbyen qytetarët e Kukësit në mes të natës dhe ata prokurorë, që nuk fillojnë hetimin mbi ta.

Z. Lu këtë presin shqiptarët nga ti, në mundesh.....bëje!

© SYRI.net

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat