‘Taksa ndaj biznesit të vogël, qeveria kërkon shpopullimin e Shqipëri, që të vjedhë lirshëm’

Shqipëria

‘Taksa ndaj biznesit të vogël, qeveria kërkon shpopullimin e Shqipëri, që të vjedhë lirshëm’

Më: 10 prill 2018 Në ora: 12:20
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Duke komentuar protestën e biznesit të vogël, kundër rritjes së taksave Vasili është shprehur se qeveria po kërkon shpopullimin e Shqipërisë, që të vjedhë me dorë të lirë.

Sipas tij, qeveria do të ikë nga sytë këmbët dhe shqiptarët do të qëndrojnë në vendin e tyre.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:

Qeveria asgjëson biznesin e vogël për llogari të oligarkëve dhe për ti përzënë shqiptarët nga atdheu.

Qeverisë ja tha shume qarte FMN, që nuk duhet ta aplikoje TVSH për biznesin e vogël.

Por qeveria e përbuz edhe FMN pasi është kokë e këmbë në shërbim të oligarkëve.

Është e qarte si drita e diellit se falimentimi dhe mbyllja masive e biznesit të vogël bëhet që të fitojnë oligarkët dhe supermarketet e tyre.

Qeveria e vë TVSH për biznesin e vogël edhe që të justifikoje koncesionin e përpunimit të të dhënave ku do të grabisë miliona euro të tjera nga xhepat e njerëzve të thjeshtë.

Qeveria duke falimentuar mijëra biznese e duke i lënë në mes të katër rrugëve jetëson strategjinë e zbrazjes së vendit nga shqiptaret pasi këta mijëra njerëz pa punë e pa bukë u mbetet vetëm emigracioni si mundësi për të mbijetuar.

Qeveria antishqiptare kërkon një Shqiperi pa shqiptarë që të vjedhë e qetë dhe askush të mund ta kundërshtojë.

Sot mbyllja e qepenave të biznesit të vogël është shuarja e ëndrrës së qeverisë për ti larguar shqiptarët, pasi shqiptarët e fëmijët e tyre do të jetojnë këtu, kurse qeveria antipopull do të ikë nga sytë këmbët.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat