Hetimet për kryeinspektorin në Durrës, gjykata vendos pezullim nga detyra. I shtohet dhe një akuzë

Shqipëria

Hetimet për kryeinspektorin në Durrës, gjykata vendos pezullim nga detyra. I shtohet dhe një akuzë

Më: 10 prill 2018 Në ora: 16:04
Artur Çela

Prokuroria e Durresit ka proceduar penalisht kryeinspektorin e Inspektoriatit Ndertimor Urbanistik (IMT) Durres, Artur Çela, per te cilin dyshon se ka konsumuar elementet e vepres penale “Shperdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike”.

Gjykata Durres, sot ne daten 10.04.2018 vendosi ndaj tij masen e sigurimit personal ndaluese dhe shtrenguese “Pezullim i ushtrimit te nje detyre a sherbimi publik” dhe “Ndalimi per te qendruar ne ambientet e IMT-se Durres”, parashikuar nga nenet 235 dhe 242 te K.Pr.Penale.

Sipas njoftimit, ky vendim i gjykates u ekzekutua po sot.

HETIMI

Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se Çela nuk ka zbatuar ligjin mbi prishjen e një objekti pa leje në lagjen 17 të qytetit, duke e favorizuar personin në fjalë, ndërsa denoncimi i bërë në drejtim të tij, ka bërë që të nisë procedim penal ndaj tij në gjendje të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat