Nis Vettingu për prokurorët, Besa Nikëhasani para KPK më 17 prill

Shqipëria

Nis Vettingu për prokurorët, Besa Nikëhasani para KPK më 17 prill

Më: 11 prill 2018 Në ora: 17:27
Ilustrim

Pas nisjes së Vettingut për tre gjyqtarë nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, në sitë do të kalojnë edhe prokurorët. Nga trupa e prokurorëve, radhën e ka prokurorja e Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani. Seanca e KPK për Nikëhasanin do të zhvillohet më datë 17 prill 2018.

Ndërkohë, më datë 13 prill 2018 pritet vendimi për gjyqtarin e Apelit në Durrës Besim Trezhnjeva. Më herët, KPK vendosi të largojë nga sistemi gjyqtarin Fatos Lulo, kurse u konfirmua në detyrë Vitore Tusha, e cila rezultoi e pastër. Ndërkohë, KPK ka vendosur që të ndërpresë vettingun për prokurorin e Beratit Ermir Beta për shkak të dorëheqjes së tij nga sistemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat