Ish-shefi i SHIU: Shqipëria të jetë e kujdesshme me konfliktin në Turqi

Shqipëria

Ish-shefi i SHIU: Shqipëria të jetë e kujdesshme me konfliktin në Turqi

Më: 12 prill 2018 Në ora: 00:28
Ylli Zyla

Ish-shefi i Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Ylli Zyla, thotë se Shqipëria duhet të jetë e balancuar për sa i përket konfliktit në Turqi midis Erdoganit dhe lëvizjes “Gylen”.

Zyla: Shteti shqiptar duhet të jetë i kujdesshëm dhe i balancuar. Nuk duhet të bëhet palë as me njërën dhe as me tjetrën. Duhet të zbatojë Konventat Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Rasti i Kosovës është i papranueshëm. Në kohën kur unë kam qenë drejtues shërbimi (SHIU) në një far mënyre ishte larguar pjesa vehabiste dhe kishte marrë fuqi pjesa e moderuar e islamit turk. Nga përplasjet e rrymës gyleniste dhe shtetit turk, vetë besimtarët mysliman në Shqipëri janë në një lloj përplasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat