Nis Kuvendi, opozita sërish në këmbë

Shqipëria

Nis Kuvendi, opozita sërish në këmbë

Më: 12 prill 2018 Në ora: 11:03
Erion Braçe

Pas një ndërprerje disa minutëshe, seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka rinisur sërish me opozitën e ngritur në foltore.

Fjalën e mori nga vendi, deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, i cili publikisht ka shprehur qëndrimin e tij, se qeveria nuk duhej të kishte vendosur tarifë për Rrugën e Kombit, për banorët e Kukësit.

"Taksa e vendosur nga qeveria – tha Braçe – është shumë e madhe dhe duhet kundërshtuar".

Por sipas tij, Lulzim Basha, kryetar i partisë Demokratike, duhet të mbajë përgjegjësi penale për 1.3 miliardë euro që i kushtoi shqiptarëve ndërtimi i një rruge, e cila ende nuk ka mbaruar.

“Lulzim Basha. ky njeri është kostoja më e madhe për çdo kuksian. Padrejtësia nis në momentin që ky njeri refuzon të dalë para organeve të drejtësisë. Ai duhet t’i kërkojë ndjesë çdo kuksiani”, tha Braçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat