FRPD dhe LRI i vendosin traun Ramës në Surrel, policia shoqëron Këlliçin dhe Kërpaçin

Shqipëria

FRPD dhe LRI i vendosin traun Ramës në Surrel, policia shoqëron Këlliçin dhe Kërpaçin

Më: 13 prill 2018 Në ora: 16:18
Pamje nga ngjarja

Rinia e opozitës së bashkuar kaluan në aksion pasditen e kësaj të premteje.

Të rinjtë e FRPD-së dhe LRI-së protestuan në afërsi të shtëpisë së kryeministrit Rama në Surrel.

Në shenjë simbolike kundër tarifikimit të Rrugës së Kombit, ata vendosen traun në rrugën ku kalon Rama.

Por pas protestës, selia blu njofton se policia ka bërë shoqërimin në komisariatin numër nr 4 ne Tiranë të kryetarëve të dy forumeve rinore, Belind Këlliçit dhe Floida Kerpaçit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat