Rama në Skrapar: Qytet i vlerave të mira

Shqipëria

Rama në Skrapar: Qytet i vlerave të mira

Më: 14 prill 2018 Në ora: 19:47
Luan Rama

Zv. Kryetari i LSI-së, Luan Rama i shoqëruar nga deputetët e LSI-së Nasip Naço dhe Silva Caka zhvilluan sot një takim me strukturat e LSI-së, në Skrapar.

Gjatë fjalës së tij në këtë takim Luan Rama tha se Skrapari është referencë krenarie për LSI-në dhe ne revanshi politik nuk i tremb dot qytetarët e Skraparit.

"Nuk është e rastit që LSI këtu është forcë e parë, ka qenë forcë e parë, është  dhe sa të ketë njerëz që i thonë vetes skraparllinj këtu LSI, do të jetë gjithmonë forcë e parë sepse ajo që bashkon LSI me njerëzit e Skraparit mbi të gjitha është dashuria për atdheun dhe respekti për njeri- tjetrin. Ne e kemi Skraparin referencë të vlerave tona më të mira. E kemi Skraparin simbolin tonë më të mirë dhe këtë nuk e them për metaforë dhe as për demagogji por sepse realisht kështu është. 

Këta harrojnë që nuk kanë lindur dhe nuk do të lindin kurrë burra, pavarësisht frekuencës së burrërisë së tyre që të mund të trembin dhe të mund të frikësojnë skraparllinjtë. Prandaj LSI ka nisur këtë proces diskutimi edhe debati, edhe njohje më të thelluar të situatës  në të gjithë Shqipërinë nga Skrapari. Kjo është qasja demokratike në një shoqëri demokratike, ta pranosh protestën. I gjithë ky proces, ne prandaj jemi këtu, është për të qenë në krah të njëri-tjetrit dhe solidar me njëri-tjetrin dhe për tu bërë bashkë. Për tu bërë bashkë, për ti thënë ndal keqqeverisjes, arrogancës, abuzivizmit, shpërdorimit dhe sjelljes kriminale të qeverisjes ndaj qytetarëve shqiptarë." -tha zëvendëskryetari I LSI-së Luan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat