Ndotja mjedisore në grykëderdhjen e Bunës

Shqipëria

Ndotja mjedisore në grykëderdhjen e Bunës

Më: 15 prill 2018 Në ora: 15:32
Buna

Situata mjedisore në grykëderdhjen e lumit Buna s’do asnjë koment. 

Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me aktivistë të organizatave mjedisore ka nisur një aksion pastrimi. Por vetë ministri Klosi pranon se kaq nuk mjafton. Ai apelon që nismës t’i bashkohen dhe qytetarët bizneset apo çdo institucioni apo organizate në mënyrë situata të ndryshojë në prag të çeljes se sezonit  turistik.

“Fillimi i bregdetit shqiptar, problematika në të gjithë sipërfaqen e tij. Sezoni i bukur turistik është i papërputhshëm me këtë situatë që ka bregdeti ynë. Qytetarët, aktivistët, shoqëria civile të bashkohen për të pastruar pasurinë tonë të përbashkët”.

 Por ndërkohë që në bregdetin shqiptar situata e ndotjes është e pranueshme përtej kufirit pamja që të ofrohet s’ka asnjë krahasim për nga bukuria dhe pastërtia.

“Një diferencë e papranueshme ndërmjet anës shqiptare dhe asaj përtej kufirit”.

Nga 16 deri në 22 Prill kur është dhe Dita Ndërkombëtar e Tokës, ministria e Mjedisit e ka paralajmëruar një aksion të madh pastrimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat