Pampuri: Himni simbol i shenjtë e i paprekshëm i një kombi, nuk mund të përdhoset

Shqipëria

Pampuri: Himni simbol i shenjtë e i paprekshëm i një kombi, nuk mund të përdhoset

Më: 23 prill 2018 Në ora: 10:45
Orjola Pampuri

Përdorja e kolonës muzikore të himnit kombëtar të ndryshyar në një reklame për turizmin ka sjellë reagime të shumta. Edhe deputetja demokrate Orjola Pampuri ka reaguar në njs status në rrjetet sociale duke e quajtur këtë një përdhosje të himnit. ‘Himni i perpunuar e turizmi i rrenuar, nje miksim amatoresh dashakeq’ shkruan Pampuri duke akuzuar qeverinë aktuale se nuk ka bërë asgjë për turzmin vetëm sa ka shkatërruar atë çfarë ka qenë e mirë dhe ndërtuar nga qeverisja paraardhëse. Himni është simbol i shenjtë e i paprekshëm i një kombi e nuk mund të përdoret si pelhurë për rrenojat e turizmit shqiptar, i cili nën doren e uzurpuesve të rilindjes vëtëm u rrenua, shkruan deputetja,

Ja shënimi i plotë i Pampurit në rrjetin social facebook:

Kur vendosin te perdhosin edhe himnin.....

Kur kolone zanore e turizmit Shqiptar vendoset himni i përpunuar, ashtu sikurse është edhe vetë imazhi i turizmit sipas shoë-t mediatik, ky mund të konsiderohet mirefilli kulmi i një çrregullimi delirant. Himni është simbol i shenjtë e i paprekshëm i një kombi e nuk mund të përdoret si pelhure per rrenojat e turizmit shqiptar, i cili nen doren e uzurpuesve te rilindjes vetëm u rrënua. Cilin turizem po promovoni atë malor ku nuk ndërtuat asnjë rrugë, atë bregdetar rrugët e të cilit u ndërtuan në 8 vitet e qeverisë së Dr. Berishes, Llogaranë ku me orë të tëra mungon energjia, kur vizitohet nga qindra turistë, bregdetin të cilin e kanë uzurpuar klientet e kesaj qeverie, Butrintin, pasuri kombëtare, i mbrojtur nga UNESCO, të cilin e rrënoni me dorë të hekurt duke ndërtuar në të, lëshoni leje ndërtimi pa kriter e pa asnjë plan, e gjitha kjo në shërbim të miqve e klientëve. Bëni marrveshje për detin, e çka mund të mbetet tjetër nga turizmi në Shqipëri? Asgjë.......Himni i përpunuar e turizmi i rrënuar, një miksim amatoresh dashakeq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat