Çfarë duhet të bëjë Shqipëria që të bindë vendet skeptike? Vllahutin: Të përfundojë proceset që…

Shqipëria

Çfarë duhet të bëjë Shqipëria që të bindë vendet skeptike? Vllahutin: Të përfundojë proceset që…

Më: 25 prill 2018 Në ora: 00:40
Ambasadorja e BE, në Tiranë Romana Vllahutin

Ambasadorja e BE, në Tiranë Romana Vllahutin, në një intervistë në RTSH, në emisionin “Përballë” nga Lutfi Dervishi, tregon se çfarë rruge e pret Shqipërinë në BE.

Vllahutin tregon se Shqipëria është në një rrugë për tu futur në familjen Evropianë, por sërsh duhet shumë punë deri në anëtarësim.

“Ne po bëjmë gjithçka që Shqipëria të eci në këtë drejtim. Ka shumë punë për ty bërë. E di që pati një shtysë për Reformën në Drejtësi, pasi nuk ka asnjë hap përpara nëse nuk ka një shtet të se drejtës. Na duhet që të forcojmë institucionet dhe ligj zbatimin, pasi kjo është në interes të të gjithëve”, tha me tej Ambasadorja e BE në Tiranë.

Pjesë nga interviasta

Ndryshimi nuk do të ndodh kur të hyni në BE, ndryshimi ndodh që tani. KA të bëj me krijimin e institucioneve që do jenë funksionale. Ky është integrim i Evropian. Është një paketë standarde për të gjithë vendet që janë pjesë e familjes. Nëse unë blej një qumësht shqiptar në Finlandë, duhet të jetë i sigurt njësoj, sikur është qumështi i Finlandës. Kjo është e vërteta të ketë reciprocitet.

Po a ka ndryshim në Shqipëri?

Mendoj se është një gjë që është e qëndrueshme.

Sa kohë do ti duhet Shqipërisë?

Sa kohë do të duhet kjo varet nga Shqipëria.

Cila është koha e humbur dhe nëse reformat kanë rikuperuar këtë kohë?

Sigurisht që shikoj, pyetja është që jeni të kënaqur apo doni që gjërat të bëhen më shpejt. Mendoj që nuk duhet të jeni të fokusuar në diçka që nuk është matshme. Juve ju duhet ndryshimi dhe cilësia dhe ndryshimi dhe kjo kërkon kohë. Ju në 27 vite më parë keni qenë një nga vendet më të varfra në botë.

A po ecën Shqipëria në rrugën e drejtë?

Ne po bëjmë gjithçka që Shqipëria të eci në këtë drejtim. Ka shumë punë për ty bërë. E di që pati një shtysë për Reformën në Drejtësi, pasi nuk ka asnjë hap përpara nëse nuk ka një shtet të se drejtës. Na duhet që të forcojmë institucionet dhe ligj zbatimin, pasi kjo është në interes të të gjithëve.

Ne po mundohemi që të forcojmë sistemin e drejtësisë që të ketë rezultate të prekshme dhe gjyqtar me integritet.

Çfarë duhet të bëj Shqipëria për të bindur ata që janë skeptik?

Ajo që unë mendoj se çfarë duhet të bëj Shqipëria është të mbyll ato procese që duhet të mbyllen urgjentisht. Janë procese të përcaktuara dhe Shqipëria është vënë në lëvizje. Jeni në dijeni të një numri procesesh që janë në hetim, dhe duhet që të përfundohen shumë shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat