Nëse ajo ikën Gjykata Kushtetuese "ngec"! KPK shtyn vendimin për “fatin” e Xhoxhajt

Shqipëria

Nëse ajo ikën Gjykata Kushtetuese "ngec"! KPK shtyn vendimin për “fatin” e Xhoxhajt

Më: 25 prill 2018 Në ora: 09:54
Gjykata Kushtetuese

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi parësor i Vettingut të gjyqtarëve ka vendosur të shtyjë seancën për shpalljen e vendimit ndaj Altina Xhoxhajt, anëtares së Gjykatës Kushtetuese.

Xhoxhaj në seancën e parë dy ditë më parë,  është akuzuar nga KPK se ajo nuk justifikon një pjesë të pasurisë së saj si mënyrën e blerjes së një apartamenti, dy “sinjale” këto që paralajmëruan se vettingu do ta shkarkonte që këtë të mërkurë anëtaren e Gjykatës Kushtetuese.

Por në fakt ka ndodhur ndryshe, pasi Xhoxhaj ka paraqitur një sërë dokumentash të reja në lidhje me akuzat, e kësisoj Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë dhe disa ditë kohë për shqyrtimin e tyre, e më tutje dhënien e verdiktit.

Kujtojmë këtu se nëse Xhoxhaj pezullohet nga posti i saj, në Gjykatën Kushtetese mbeten vetëm 3 anëtarë, çka do të thotë se gjykata më e lartë e vendit bllokohet tërësisht, pasi nuk mund të mblidhet dot më për të shqyrtuar çështje ligjore e kushtetuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat