Nazarko: Shqipëria nuk ka fuqi për të bërë projekte

Shqipëria

Nazarko: Shqipëria nuk ka fuqi për të bërë projekte

Më: 25 prill 2018 Në ora: 23:45
Shpëtim Nazarko

Analisti dhe gazetari i njohur Shpëtim Nazarko i ftuar në emisionin “Arena” tha se Shqipëria nuk ka fuqi për të bërë projekte, sepse mungon arsimi profesional.

Nazarko: Ne jemi të dobët në bërjen e projekteve, dhe kjo lidhje me shumë gjëra që kanë lidhje drejtpërdrejtë me integrimin. Në qoftë se përpara disa ditësh në Serbi, Gjermania investoi një fabrikë me 11 mijë e 500 punëtorë, dhe ne nuk po ashtu, kjo s’ka të bëjë me inatin që ka Europa ndaj nesh, por me pafuqinë tonë për të krijuar potencë jo vetëm në projekte, por energji, në ujë, në prona, procese gjyqësore etj. Ne nuk kemi fuqi projektuese, por edhe sikur të kishim do ishte shumë fuqi e pakët, sepse nuk kemi arsim profesional.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat