Dinamika e ngjarjes: Grabitja në Kamëz në prani të fëmijës 6 vjeç, si u përleshën burrë e grua

Shqipëria

Dinamika e ngjarjes: Grabitja në Kamëz në prani të fëmijës 6 vjeç, si u përleshën burrë e grua

Më: 26 prill 2018 Në ora: 09:25
Agim Buci

Detaje të tjera zbulohen nga tentativa e grabitjes ne Kamez një natë më parë, ku mbeti i vrarë 52 vjeçari Agim Buci dhe u plagos bashkëshortja e tij Merita Buci 44 vjeç. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se policia gjeti në vendin e ngjarjes vetëm një gëzhojë pistolete. Policia ka mundur të rindërtojë skemën e vrasjes.

Në marketin “Gerti” në rrugën ‘OSBE’ janë futur 2 persona me bluza sportive me kapuç dhe kapele. Njëri prej tyre ka pasur pistoletë. Nën kërcënimin e armës ata kanë kërkuar paratë, por 52-vjecari ka refuzuar dhe ka tentuar ta bllokoje grabitësin e armatosur duke e kapur në bel.

Në atë moment ai është qëlluar në gjoks me armë. Bashkëshortja e tij, Merita ka tentuar ta mbrojë të shoqin duke sulmuar agresorët me thikë të cilën e kishte në dyqan. Thika u gjet në vendin e ngjarjes dhe u sekuestrua nga policia.

Gruaja është plagosur në këmbën e djathtë me një plumb. Po behet serish këqyrja e vendit të ngjarjes me dritë natyrale për të gjetur gëzhojën tjetër. Skenën e ka parë edhe fëmija 6-vjecar i çiftit i cili ndodhej ne market. Marketi ishte ne oborrin e shtëpisë së çiftit ku jetonte me 4 fëmijët. Marketi ka pasur kamera sigurie të cilat janë sekuestruar nga policia dhe do ndihmojnë për identifikimin e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat