Kokëdhima: Rilindjes i ranë puplat në Berlin

Shqipëria

Kokëdhima: Rilindjes i ranë puplat në Berlin

Më: 26 prill 2018 Në ora: 18:41
Koço Kokëdhima

Kryetari i Partisë “Zgjidhja” Koço Kokëdhima ka komentuar vizitën e Ramës në Berlin, duke theksuar se kryeministrit i ranë puplat.

Kokëdhima vë në dukje se Gjermania i kërkoi Ramës dorëzimin e Saimir Tahirit, ushtarit të tij që kanabizoi vendin si dhe ia bëri të qartë se është në dijeni të kapjes së shtetit e korrupsionit galopant.

 Komenti i Koço Kokëdhimës

Ndodhi ajo që pritej. Merkel e tha troç se “Çelja e negociatave kërkon plotësimin e një numri parakushtesh”. Ramës i është kërkuar që të dorëzojë ushtarin e tij, që komandoi kanabizimin e vendit, Saimir Tahirin. I është bërë e qartë se gjermanët janë në dijeni për korrupsionin galopant të ministrave të tij dhe kapjen e shtetit nga krimi i organizuar. Edhe aleatët e Partisë Socialiste në Internacionale, i thanë të njëjtën gjë. Ministri për Evropën, Michael Roth, ia bëri të qartë, ”se reforma gjyqësore pa një proces kundër ish-ministrit të brendshëm, nuk mund të bëhet”. Të gjitha këto parakushte të artikuluara në Berlin, tregojnë se sa të drejta kanë qenë tezat dhe qëndrimet e partisë ZGJIDHJA për Rilindjen dhe qeverisjen e saj të kriminalizuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat