Parashikimi i motit: Bëhuni gati për fundjavë verore

Shqipëria

Parashikimi i motit: Bëhuni gati për fundjavë verore

Më: 27 prill 2018 Në ora: 07:49
Foto ilustrim

Vazhdojnë ditët e bukura me diell edhe kjo e premte do të jetë e tillë.

Sipas parashikimit të motit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira kalimtare, të cilat pritet të shtohen në orët e pasdites.

Sinoptikanët shpjegojnë se temperaturat do të shkojnë nga 10 gradë në vlerat e tyre minimale në zonat malore deri në 29 gradë në vlerat e tyre maksimale në zonat bregdetare.

Një mot i tillë pritet të vijojë edhe në  fundjavë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat