Në kërkim të pistoletës së krimit! Policia devijon lumin e Tërkuzit

Shqipëria

Në kërkim të pistoletës së krimit! Policia devijon lumin e Tërkuzit

Më: 28 prill 2018 Në ora: 18:49
Në kërkim të pistoletës së krimit! Policia devijon lumin e Tërkuzit

Policia vazhdon të kërkojë në Lumin Tërkuzit për të gjetur armën me të cilën dyshohet se është vrarë 53-vjeçari Agim Buci dhe u plagos bashkëshortja e tij, Merita, në grabitjen e 25 prillit të ndodhur në Kamëz.

Forcat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me RENEA-n dhe forcat zjarrëfikse po vijojnë kërkimet me mjete speciale të kërkimit në lumin e Tërkuzit tek ura e “Zgafnorit”.
Pikërisht në këtë zonë, autori që ka shkrepur armën, sipas policisë, ka pohuar se ka hedhur armën. Policia po punon me fadroma dhe motopompa për të hequr ujin dhe gjetjen e pistoletës.

Po në të njëjtën zonë, Policia ka gjetur edhe prova të tjera materiale, që thotë se implikojnë dy personat e ndaluar, një 25 dhe një tjetër 28 vjeç për ngjarjen e rëndë.

Vendi ku dyshohet se autori ka hedhur armën është në afërsi të vendit ku u gjetën edhe provat e tjera materiale.

Më 25 prill, 28-vjeçari Vladimir Kurti dhe 25 vjeçari Ruzhdi Hode, që të dy banues në Tiranë dhe fqinj me viktimën hynë në minimarketin e Agim Brucit me qëllim grabitjen. 53-vjeçari Bruci dhe bashkëshortja e tij janë përleshur me grabitësit, që kanë qenë të armatosur me pistoletë, të cilën e kanë shkrepur.

Për pasojë, Agim Bruci ka gjetur vdekjen, ndërsa është plagosur në këmbë bashkëshortja e tij, Merita. E gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të djalit 6-vjeçar të çiftit Bruci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat