Vettingu në polici, 7 maji afati i fundit për dorëzimin e vetëdeklarimit

Shqipëria

Vettingu në polici, 7 maji afati i fundit për dorëzimin e vetëdeklarimit

Më: 29 prill 2018 Në ora: 00:13
Policia e Shtetit

Ministria e Brendshme, njofton punonjësit e Policisë së Shtetit se afati i fundit për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit për vettingun është data 7 maj.

Për t’i ardhur në ndihmë këtij procesi, ministria e Brendshme sqaron se formulari i vetëdeklarimit nuk ka nevojë të shoqërohet me asnjë dokumentacion shtesë dhe se nuk ka asnjë kosto financiare.

Gjithashtu, formulari mbushet elektronikisht printohet, firmoset dhe dorëzohet.

Ministria sqaron se në formularë deklarohen të ardhurat nga dita e parë e fillimit të punës në institucion, personat e lidhur me punonjësin në momentin e deklarimit (ata që figurojnë në certifikatën familare apo bashkëjtues), deklarojnë për të njëjtin hark kohor, pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi apo përdorim, pavarësisht të regjistruara, legalizuara ose jo si dhe deklarohen të ardhura dhe shpenzime pavarësisht ekzistencës formale të kontratave për shembull qera pa kontratë, punësim informal etj.

Gabimet materiale apo pamundësia për të siguruar të dhëna në institucionet shtetërore për të ardhurat financiare nuk penalizojnë, thuhet në deklaratën sqaeuese të ministrisë ndërsa shtohet se “deklarohen vetëm logaritë bankare aktive”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat