Basha: Ja 3 faktet që dëshmojnë se Rama ka instaluar një qeveri private

Shqipëria

Basha: Ja 3 faktet që dëshmojnë se Rama ka instaluar një qeveri private

Më: 29 prill 2018 Në ora: 12:52
Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha përmendi nga Kuvendi Kombëtar i demokratëve tre fakte përse Edi Rama ka instaluar një qeveri private.

Kuksianët në burg, Dritan Zagani në mërgim, Saimir Tahiri në parlament, janë sipas Bashës dëshmi e një qeverie private.

“Kuksianët që ngritën zërin kundër dhunës së qeverisë për mbijetesën e fëmijëve të tyre u rrëmbyen natën nga shtëpitë e tyre dhe sot 4 prej tyre akoma mbahen në burg si kriminelë të rrezikshëm. Dritan Zagani që mbrojti shtetin dhe popullin e tij, që u përball me krimin, që ngriti zërin kundër një qeverie që tradhtoi interesat e popullit të saj u rrëmbye natën vonë nga shtëpia e tij u mbajt në burg dhe sot është i mërguar, i përndjekur nga qeveria që duhet ta mbronte. Kurse Saimir Tahiri, dora e djathtë e Edi Ramës dhe dora mbrojtëse e trafikut të drogës dhe e krimit, i cili e ktheu policinë në organizatë kriminale, sot ka lirinë dhe privilegjet e deputetit. Sepse në këtë regjim edhe drejtësia është Edi Rama”,- u shpreh Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat