Denoncimi për përdhunimin e të miturit nga i afërmi i kryebashkiakut të PS, reagon policia

Shqipëria

Denoncimi për përdhunimin e të miturit nga i afërmi i kryebashkiakut të PS, reagon policia

Më: 30 prill 2018 Në ora: 18:24
Policia

Ish kryeministri Sali Berisha denoncoi sot sipas qytetarit dixhital përdhunimin e një të mituri në Thumanë të Krujës, por akuzoi se kryebashkiaku socialist i Krujës, Artur Bushi, po mundohet ta mbyllë këtë ngjarje pasi autori i dyshuar që është arrestuar është i afërm i tij. Gjithashtu Berisha akuzoi policinë se fsheh ngjarjen.

Por në sqarim policia thotë se “nuk e ka fshehur si ngjarje, e ka publikuar si lajm në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit pa dhënë më tepër detaje, me qëllim për të ruajtur dhe mos cënuar të drejtat e fëmijës”.

Sqarim

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, me pretendimin se Komisariati i Policisë Krujë ka fshehur ngjarjen ju sqarojmë se:

Rasti që është trajtuar në media që bën fjalë për një shtetas, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, ju informojmë se autori i dyshuar shtetasi D.T, është arrestuar.

Policia nuk e ka fshehur si ngjarje, e ka publikuar si lajm në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit pa dhënë më tepër detaje, me qëllim për të ruajtur dhe mos cënuar të drejtat e fëmijës.

Neni përkatës tregon edhe veprën penale që dyshohet se ka kryer shtetasi i arrestuar.

Vijojnë hetimet dhe pritet akti i ekspertit mjeko-ligjor në zbardhjen e plotë të saj.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat