Deputeti i Kuvendit e sulmon Policinë e shtetit

Shqipëria

Deputeti i Kuvendit e sulmon Policinë e shtetit

Më: 1 maj 2018 Në ora: 22:49
Pjerin Ndreu

Deputeti socialist Pjerin Ndreu pasi ka ngelur në trafik në aksin rrugor Milot-Rinas, ka hapur Facebook dhe ka sulmuar policinë e Shtetit.Ndreu, përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, thotë se kishte kohë që nuk kishte parë trafik të tillë, duke e quajtur si të papranueshme këtë situatë.

Postimi i plotë

Nje super kaos ne trafik, Milot-Mamurras- Fushe Kruje deri ne Rinas. Me duket se 1 maji paska qene pushim per policet qe rralle shihej ndonje. Kete rromuje se kam pare kurre sa mbaj mend as ne pikun e pushimeve ! Se di ca ju kushton 3-4 komisariateve te policise te zbarkojne me forca per te neutralizu situaten ?! E papranueshme dhe e papergjegjshme kjo situate !

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat