Policia e Shqipërisë përkujton policët e rënë në detyrë

Shqipëria

Policia e Shqipërisë përkujton policët e rënë në detyrë

Më: 5 maj 2018 Në ora: 09:54
Varrezat e Dëshmorëve

Policia e Shtetit ka nderuar në Varrezat e Dëshmorëve policët e rënë në krye të detyrës, në Ditën e Dëshmorëve.

Ardi Veliu, drejtori i i përgjithshëm i Policisë së Shtetit tha se 200 emrat e punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës do të “jenë skalitur në murin e kujtesës”.

“Të gjithë ne që mbajmë uniformën e policisë jemi krenarë që ishim shokët miqtë e kolegët e këtyre martirëve. Shembulli i tyre na frymëzon e motivon për të përmbushur misionin për të cilën ata u sakrifikuan për të mbrojtur vlerat e një shoqërie demokratike, më shumë siguri për një shoqëri të trazuar si kjo e jona”, tha Veliu në fjalën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat