Fotoja e parë e Izet Hazhisë në ambientet e komisariatit. Ja çfarë thotë policia

Shqipëria

Fotoja e parë e Izet Hazhisë në ambientet e komisariatit. Ja çfarë thotë policia

Më: 8 maj 2018 Në ora: 21:05
Izet Haxhiaj

Ekstradohet pak minuta më parë ka mbërritur në Shqipëri Izet Haxhia. Ish-bodigardi i Sali Berishës ka zbritur në aeroportin e Rinasit në orën pak minuta më parë.

Pas mbërritjes në aeroport, ai do të shoqërohet nga Rinasi për në paraburgimin e 313, ndërsa brenda 48 orëve ai do të dalë para gjykatës.

Sipas informacioenve mësohet se asnjë familjar nuk ka shkaur për ta pritur në Rinas, por gjithashtu bëhet me dije se as avokatiti tij Fran Dashi nuk ka qenë në Rinas.

Njoftimi i policisë

Ekstradohet nga Turqia, Izet Haxhiaj , i dënuar me 25 vjet burg për vrasje

Nga Specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Turqia drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar:

Izet Haxhiaj, 52 vjeç, lindur në Babinë, Tropojë.

Shtetasi Izet Haxhiaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim penal nr. 316, datë 29.04.2002 e ka dënuar me 25 vjet burg për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim”, “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Vrasje me paramendim të mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 79/c-25, 78-25 dhe 78-25/22 të Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datë 12.09.1998, rreth orës 21:15, pranë ish Selisë Qëndrore të Partisë Demokratike në Tiranë, janë vrarë me armë zjarri shtetasit A. H., deputet i Kuvendit të Shqipërisë, shtetasi B. Ç. truproja e tij dhe është plagosur rëndë shtetasi tjetër Z. N.

Hetimet kanë zbuluar se shtetasi Izet Haxhiaj, ka qenë një prej autorëve të kësaj ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat