Deputeti i PD: Rasti "Xhafaj" edhe më i rëndë se ai "Tahiri"

Shqipëria

Deputeti i PD: Rasti "Xhafaj" edhe më i rëndë se ai "Tahiri"

Më: 11 maj 2018 Në ora: 19:35
Xhafaj dhe Tahiri

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, bëri një paralelizëm mes ‘Çështjes Tahiri’ dhe ‘Çështjes Xhafa’ sot.

Sipas tij kemi të bëjmë me të njëjtën histori. Në fillim  ishte Tahiri ai që mori në mbrojtje Habilajt, sot është Xhafa që mbron vëllain e tij kriminel.

‘Të gjitha faktet që ne kemi paraqitur këto ditë, kapelen ja vendos ministri Italian, i cili shpreh shqetësimin e shtetit italian për disa koka të drogës dhe prostitucionit të cilët janë të dënuar por nuk janë arrestuar.

Sot kemi një rast edhe më të rëndë se ai i Tahiri, sepse kemi një vijimësi të projektit të Ramës për të vijuar kanabizimin e Shqipërisë.

Ai nxori në bokse Tahirin sepse ja kërkuan ndërkombëtarët, dhe sërish në krye të policisë vuri një njeri i cili ka lidhje të forta me krimin siç është rasti i vëllait të dënuar në polici.

Sot po flasim për mbrojtjen ku vëllai ministër i jep vëllait trafikant. Po flasim për të njëjtën mbrojtje siç ju bëri Tahiri-Habilajave’, tha Salianji në syri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat