Të hënën farmacistët paralajmërojnë protestë

Shqipëria

Të hënën farmacistët paralajmërojnë protestë

Më: 12 maj 2018 Në ora: 16:45
Diana Toma

Farmacistët paralajmërojnë së do të mbajnë të hënën tubim paqësor nëse nuk do të marrin garancinë nga ministria e Shëndetësisë për miratimin e kontratës dypalëshe, me korrigjimet e kërkuara nga farmacistët.

Diana Toma: Nëse farmacistët nuk gjenden të mbështetur në besim dhe garancinë që i është dhënë se së shpejti do të shohin formën përfundimtare të kontratëes e cila të paraqesë interesat dypalëshe të bazuara në ligj, më është përcjellë njoftimi se frmacistët ditën e hënë në orën 11:00 do të vendosin të paraqiten në një tubim paqësor.

Diana Toma u shpreh se bashkëpunimi është shumë i rëndësishëm dhe çdo shqetësim duhet të zgjidhet me dialog dhe jo presion duke ju referuar shqetësimit të farmacistëve për presione nga ana e punonjësve të Fondit të Sigurimit Shëndetësor.

Diana Toma: Punonjës të këtij institucioni dhe jashtë orëve të punës kanë bërë karshi profesionistëve farmacistë duke arritur deri në vajtjen pranë subjekteve farmaceutike në emër të institucionit që përfaqësojnë me kontratë në dorë duke i shantazhuar për lidhje të kontratës.

Farmacistët kundërshojnë listen e re të barnave të rimbursueshme, pasi sipas tyre u ka shkaktuar dëm financiar  pasi disa barna që i kanë blerë më shtrenjtë, tani janë të detyruar t’i shesin me gati gjysmën e çmimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat