Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije ditën e sotme se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është në arrest shtëpie ka pasur një takim të gjatë me Gaz Demin, presidenti i Partizanit dhe njëri i afërt i kryeministrit Edi Rama.
Sipas ish-kryeministrit, Demi është dërguar në shtëpinë e Tahirit më porosi të Ramës, ndërsa ka zbuluar edhe bisedat që kanë bërë mes tyre.
REAGIMI I BERISHËS
Takim Saimir Tahiri -Gaz Demi!
Sapo perfundoi takimi prej 2 ore e 40 min midis te derguarit te Rames, Gaz Demi me Saimir Trafikun ne shtepine e ketij te fundit.
Te dashur miq, sot Gaz Demi, me urdher te Rames vizitoi Tahirin dhe bisedoi me te per rreth 2 ore e 45 min.
Tema e bisedimeve ishte:
Nazeraj dhe deklaratat e tij ne Itali
Fati i Fatzi Xhafes dhe banda e Agronit
Qendrimet e Tahirit ndaj zhvillimeve me te fundit
Nje leter qe Olsi Rama i dergonte Saimir Trafikut!
Beteja midis familjeve mafioze te kryeqytetit vazhdon. sb.