Oficeri i policisë dëshmon për Tahirin: Si u njoha me Habilajt

Shqipëria

Oficeri i policisë dëshmon për Tahirin: Si u njoha me Habilajt

Më: 14 maj 2018 Në ora: 20:43
Saimir Tahiri

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi Tahirin me një vendim me 33 faqe.

Në vendimin e plotë ndër të tjera është edhe një pjesë ku dëshmon se si është njohur me Tahirin dhe Habilajt.

Pjesë nga vendim i gjykatës

Deklarime të shtetasit Naim Brahiamaj, aktualisht punonjës policie me detyrën inspektor në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Durrës, dhënë me datë 26.04.2018, para prokurorit të çështjes dokumentuar në Procesverbal “Për marrjen e të dhënave për personat që kanë dijeni për veprën penale:

Në tërësi deklaruesi njoftoi për angazhimin e tij mbi kërkesën e Saimir Tahirit në funksionin e Ministrit të Brendshëm, për rregullimin e skafit, të përdorit nga ky i fundit gjatë pushimeve në Greqi, në Gusht 2014 si dhe, për angazhimin më pas, në dërgimin e skafit në Itali për servis dhe kthimin e tij të fundit përsëri në Shqipëri.

Sipas deklaruesit, gjatë karrierës së tij punoi në Vlorë, me detyrën e ndihmës specialistit të forcave speciale, shofer dhe komandant skafi, pranë Repartit “Delta Force”. Gjatë kësaj kohe dhe në vazhdimësi njohu Artan, Moisi dhe Aurel Konakçiun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat