Kryeministri ka hedhur poshtë të gjithë lajmet që kanë qarkulluar në media se ministri Fatmir Xhafaj i ka paraqitur atij dorëheqjen pas videopërgjimit të publikuar.
Në një intervistë nga Gjirokastra për gazetaren Mirela Milori, kryeministri deklaroi se ky lajm është i pavërtetë dhe një spekulim i krijuar për efekt klikimesh.