Ish-drejtori i Burgjeve, Artur Zoto, u dënua pak ditë më parë me 5 vite burg, ka dërguar sot dosjen për apelim.
Mësohet se Zoto ka apeluar vendimin e Gjyaktës së Krimeve të Rënda e cila e dënoi atë me 5 vite burg.
Zoto u shpall fajtor me akuzën e korrupsionit, akuzë kjo që u ngrit pas dëshmisë së ish-vartësit të tij, Iljaz Labi, i cili ka fituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Avokati i Zotos thotë se nuk vërtetohen akuza e korrupsionit në bashkëpunim për ish-kreun e burgjeve.
Avokati mbrojtës Ardian Leka shton se Gjykata ende nuk ka zbardhur vendimin që dënoi Zoton edhe pse kanë kaluar 10 ditë. Pritet që Apeli i Krimeve të Rënda të vendosë për këtë kërkesë të ish-kreut të Burgjeve, Artur Zoto.