A do të rrëzohet qeveria të shtunën? Bylykbashi: Protesta do të jetë…

Shqipëria

A do të rrëzohet qeveria të shtunën? Bylykbashi: Protesta do të jetë…

Më: 23 maj 2018 Në ora: 15:00
Oerd Bylykbashi

Prej ditësh zyrtarët e lartë të PD-së kanë bërë thirrje për rrëzimin e qeverisë të shtunën.

Të paktën kështu janë karikuar protestuesit. Por deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi tha në “News 24” se protesta e ditës së shtunë do të jetë paqësore dhe madhështore.

Bylykbashi tha gjithashtu se deklarata e Ramës për audio-përgjimin nuk mund të merret e mirëqenë sa kohë që ai nuk kishte orgjinalin për t’i bërë ekspertizën.

“PD-ja ka bërë publik origjinalin. Rama nuk e kishte origjinalin për ta sërvirur më tej si provë”, tha ai.

Bylykbashi pak ka besim edhe tek puna e prokurorisë në këtë rast.

“Arta Marku do të thote se nuk është origjinalja sepse kështu e ka thënë Edi Rama…”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat