Aparatura të teknologjisë së lartë për trajtimin e tumoreve

Shqipëria

Aparatura të teknologjisë së lartë për trajtimin e tumoreve

Më: 24 maj 2018 Në ora: 14:50
Dazhu Yang dhe Ogerta Manastirliu

Drejtori Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Dazhu Yang: Shqipëria një rast suksesi. Do të vijojmë bashkëpunimin në fushën e përmirësimit të kujdesit shëndetësor për diagnostimikimin dhe trajtimin e tumoreve

“Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në përmirësimin e teknologjisë për trajtimin radioterapeutik të pacientëve që vuajnë nga sëmundjet tumorale si dhe për trajnimin e stafit mjekësor për përdorimin e aparaturave të teknologjisë së lartë”.

Këto çështje u dakordësuan gjatë takimit që Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu zhvilloi me numrin 2 të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Vienë,  Dazhu Yang.

Gjatë bisedës, u theksua bashkëpunimi i suksesshëm mes Agjencisë (IAEA) dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë, në fushën e trajtimit dhe mbrojtjes nga rrezatimet. Ministrja Manastirliu vlerësoi asistencën e Agjencisë për bashkëfinancimin e akseleratorit të dytë linear të instaluar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” si dhe për trajnimin e personelit mjekësor dhe teknik të Njësisë së Radioterapisë.

Duke vlerësuar angazhimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, posaçërisht të ministres Manastirliu në realizimin e projekteve të përbashkëta,  Yang e konsideroi Shqipërinë një rast suksesi për bashkëpunimin me Agjencinë dhe garantoi mbështetjen në vijim për Shqipërinë përmes projekteve konkrete në fushën e trajnimeve te stafit mjekesor dhe mbrojtjes nga rrezatimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat