Nga audio-përgjimi në rrugë, opozita kërkon ‘kokën’ e Xhafajt

Shqipëria

Nga audio-përgjimi në rrugë, opozita kërkon ‘kokën’ e Xhafajt

Më: 26 maj 2018 Në ora: 07:45
Protesta e PD-së

Mijëra mbështetës të opozitës do të vijnë nga e gjithë Shqipëria për të kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Protesta vjen vetëm pak ditë, kur Partia Demokratike publikoi një audio-përgjim, ku ishte regjistruar Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në përgjimin në fjalë, Xhafaj dëgjohej duke folur një person, të pagëzuar ‘Bashkëpunëtori X’, për pazare droge.

Pasi u publikua audio-përgjimi, Agron Xhafaj, përmes një letre, hodhi poshtë se përgjimi i vërtetë, ndërsa u nis për në Itali, për të vuajtur dënimin prej 7.2 vitesh për trafik droge.

Po ashtu, Xhafaj shkoi në Prokurorinë e Tiranës, ku kallëzoi penalisht 3 deputetët e PD që publikuan audio-përgjimin.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i kanë mohuar akuzat e PD-së, pasi sipas tyre, audio-përgjimi nuk i është i vërtetë.

Por, pas publikimit të audio-përgjimit, në skenë doli edhe Bashkëpunëtori X, për të cilin thuhet se është autori i audio-përgjimit.

Në një intervistë dhënë për një gazetar investigativ, dhe ku u publikua nga PD, Albert Veliu ka folur për përgjimin dhe për përfshirjen e vëllait të ministrit në trafik droge.

Prokuroria ka nisur hetimet për rastin në fjalë, ku dy procedime penale janë bashkua bashkë, ai për trafik droge dhe për kallëzim të rremë.

Ndërsa, audio-përgjimi është dërguar në një laborator jashtë shtetit, për të provuar nëse nuk është montazh.

Por pavarësisht se Opozita ka kërkuar dorëheqjen e Xhafajt si ministër, ai nuk ka marrë një veprim të tillë, ndërsa ditën e djeshme doli publikisht, duke sfiduar kreun e PD-së Lulzim Bashës, se nëse përgjimi është i vërtetë, do të largohet nga posti, në të kundërt duhet të largohet Basha.

Përgjigjen Basha duket se do t’i japë ditën e sotme, ku me mijëra qytetarë do të mblidhen para Ministrisë së Brendshme për të kërkuar dorëheqjen e Xhafajt, ndërsa më pas protesta do të zhvendoset para Kryeministrisë.

Për të garantuar mbarëvajtjen e protestës, janë angazhuar më shumë se 1500 forca policie, duke përfshirë FNSH dhe RENEA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat