64 mln euro projekte për 4 qarqe të vendit

Shqipëria

64 mln euro projekte për 4 qarqe të vendit

Më: 26 maj 2018 Në ora: 22:17
Kalaja e Beratit

Qarku i Beratit, Gjirokastrës, Shkodrës dhe Korçës do të përfitojnë 64 mln euro investime për projektet me karakter zhvillimin e turizmit.

Lajmi u bë i ditur nga kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë takimit në Berat, i cili theksoi se qeveria nuk do të ndalet me krijim e projekteve të reja por do ti çojë ato edhe më tutje.

“Duke ardhur në sallë pashë kafenet plotë me turistë të huaj, ndërkohë para disa vitesh aty ishte  një rrugë me asfalt të shtruar që në vitet 70 dhe nuk mund të imagjinohej të shikoje turistë tufa, tufa duke konsumuar në anë të rrugës.

Janë zhvillime që ne do ti çojmë më tutje dhe do të bëjmë disa projekte të reja dhe kemi bërë gati një paketë të re e cila është 64 mln euro të përqendruar për Beratin, për të gjithë qarkun e Beratit, për qarkun e Gjirokastrës, për qarkun e Shkodrës dhe Qarkun e Korçës.

Rruga që shkon deri në Drobonik është një aks me vlera të jashtëzakonshëm për nga pikëpamja e zgjerimit të mundësive për të pasur akses te bukuritë por është dhe një aks i jashtëzakonshëm për të ndërtuar agro-turizëm.

Po kështu është dhe rruga që lidh Lumasin me Kuçovën që është një projekt për të cilin u ngrit dje një nga përfaqësuesit e komunitetit që kishin ardhur atje dhe fal debatit që u bë dje   kjo duhet të jetë pjesë e kësaj”, përfundoi Kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat