Shoqata e Gazetarëve Profesionistë: Dënojmë dhunën e policisë ndaj gazetarit të ‘RD’

Shqipëria

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë: Dënojmë dhunën e policisë ndaj gazetarit të ‘RD’

Më: 27 maj 2018 Në ora: 19:24
Pamje nga protesta e djeshme

Përmes një deklarate, shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë ka dënuar dhunën që sipas saj ka ushtruar policia ndaj gazetaret të “Rilindjes Demokratike“ gjatë protestës së djeshme të opozitës. Shoqata shprehet se dhuna ndaj një gazetari është e papranueshme dhe duhet dënuar.

Deklarata:

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dënon me forcë dhunën e policisë ndaj gazetarit të “Rilindja Demokratike“, Bledi Kasmi, gjatë protestës së opozitës, të shtunën e 26 Majit në Tiranë.
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë i uron shërim të shpejtë kolegut Kasmi, e falenderon ekipin mjekësor të spitalit të traumës në kryeqytet, për kujdesin në mjekimin e gazetarit.
Ne vlerësojmë se dhuna ndaj një gazetari, që kishte me vete vetëm një celular, është e papranueshme dhe duhet dënuar.
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë i bashkohet reagimit të organizatës “Reporterët pa kufij”, duke kërkuar nga Kryeministri Edi Rama, që të dënojë publikisht përdorimin e dhunës nga Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat