Saimir Tahiri sërish para gjykatës, ish- ministri kërkon lirinë e plotë

Shqipëria

Saimir Tahiri sërish para gjykatës, ish- ministri kërkon lirinë e plotë

Më: 28 maj 2018 Në ora: 07:49
Saimir Tahiri do të dalë para Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda.

Mesditën e sotme ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të dalë para Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda.

Ai do kërkojë heqjen e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’, të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Seanca do të mbahet sonte në ora 13:00.

Tahiri akuzohet për trafik ndërkombëtar droge të kryer në bashkëpunim dhe shpërdorim detyre.

Ditën e djeshme erdhi dhe një reagim i fortë nga ambasadori amerikan Lu në lidhje me këtë temë, u shpreh se po jepen ryshfete ndaj gjyqtarëve në favor të Tahirit.

“Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve.

Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin”, theksoi Lu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat