Për 2 orë me radhe parlamenti ofroi te njëjtën pamje. Njeri pas tjetrit deputetët e PD u ngriten ne foltore e sa here qe kreu I kuvendit Gramoz Ruci tu ndërpriste fjalën, opozita çohej në këmbë e bllokonte foltoren.
Pastaj skenari ka qene I njejte, me nderprerjen e seances fjalimet e deputeteve demokrate u transmetuan në rrjetet sociale.
Pas 3 ndërprerjesh mazhoranca kaloi ne votim duke shmangur diskutimet per rendin e dites
Në mesdite procesi I votimit perfundoi dhe sipas socialisteve, opozita deshtoi sërish të bllokonte parlamentin.
Por ndryshe nga heret e tjera opozita vazhdoi të qëndronte në sallën e seancave plenare. Kreu I PD, Basha zgjodhi te mos diskutonte ne sallen qe zoterohej nga opozita, por ishte Sali Berisha ai qe denoncoi lidhjet e krimit me qeverine kete here pa asnje kufizim ne kohe.