140 vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Rama: Asnjë virtyt nuk e ka braktisur Shqipërinë e përbashkuar

Shqipëria

140 vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Rama: Asnjë virtyt nuk e ka braktisur Shqipërinë e përbashkuar

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 13:49
Rama shkruan se mesazhi i saj kumbon qartë edhe sot asnjëherë virtyti dhe aq më pak fati e kanë braktisur një Shqipëri të përbashkuar.

Kreu i ekzekutivit shqiptar Edi Rama reagoi sot në lidhje me kremtimin e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Rama shkruan se mesazhi i saj kumbon qartë edhe sot asnjëherë virtyti dhe aq më pak fati e kanë braktisur një Shqipëri të përbashkuar.

“Sot përkujtojmë 140 vjetorin e themelimit të Lidhjes shqiptare të Prizrenit, mesazhi i së cilës kumbon i thjeshtë, por domethënës, dje, sot e përgjithmonë: asnjëherë virtyti dhe aq më pak fati e kanë braktisur një Shqipëri të përbashkuar.

Kjo ditë na kujton gjithashtu se po i afrohemi fundit të gjysmës së parë të Vitit të Skënderbeut, arritjet pa zhurmë dhe eventet unike të të cilit po zhvillohen anembanë kombit shqiptar në trojet e tij stërgjyshore dhe në diasporë.

 Ju uroj një të dielë të qetë në meditim të mesazheve madhore të tij dhe një kredhje në informacionin e bollshëm multimedial të faqes në internet të Vitit tonë mbarëkombëtar”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat