Berisha: Lidhja e Prizrenit, ngjarja që bëri të pavdekshëm idealin e bashkimit kombëtar!

Shqipëria

Berisha: Lidhja e Prizrenit, ngjarja që bëri të pavdekshëm idealin e bashkimit kombëtar!

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 14:34
Sali Berisha

Ish- kryeministri Sali Berisha përshëndet 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

Berisha shkruan se sot, pas 140 vitesh, flaka e idealit të bashkimit kombëtar që u ndez në Prizren shndërrit më shumë se kurrë në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve dhe bën të pavdekshëm idealin e bashkimit kombëtar të shqiptarëve.

Reagimi i plotë

Sot 140 vjetori i Lidhjes se Prizerenit!

Ngjarja qe themeloi dhe beri te pavdekshem idealin bashkimit kombetar te shqiptareve!

Te dashur miq, sot 140 vjet me pare, ne nje moment kritik per ekzistencen e kombit shqiptar, pikerisht ne vitin kur me te medhenjte e kesaj toke te mbledhur ne Kongresin e Berlinit mohonin ekzistencen e kombit shqiptar dhe shpallen ate thjesht nje shprehje gjeografike, shqiptaret u ngriten si feniksi nga hiri dhe prushi i pushtimit shekullor osman dhe u thane me nje ze me te bashkuar se kurre perandoreve, mbreterve, sundimtareve me te fuqishem se, jemi ketu dhe zoter te ketyre trojeve te lashta sa vete koha.

Prijesit popullor, elita kombetare u mblodh 140 vjet me pare ne qytetin e Prizrentit dhe te bashkuar nga te gjitha trevat shqiptare nen udheheqjen e Iliaz Pashe Dibres themeluan Lidhjen e Prizerenit. Ky akt pati rendesi vendimtare ne mbrojtjen jo vetem te trojeve por dhe te vet ekzistences se kombit shqiptar. Qellimi me kryesor dhe imediat i Lidhjes ishte bashkimi i shqiptareve ne mbrojtjen me arme ne dore te trojeve tona nga coptimi i tyre i vendosur nga nga Fuqite e Medha.

Sot, pas 140 vitesh, flaka e idealit te bashkimit kombetar qe u ndez ne Prizeren shnderrit me shume se kurre ne mendjet dhe zemrat e shqiptareve dhe ben te pavdekshem idealin e bashkimit kombetar te shqiptareve. Prandaj ju ftoj te dashur miq te perulemi me miremnjohjen me te thelle, nderimin me te madh para te gjithe atyre atdhetareve trima dhe mendjendritur qe themeluan 140 vjet me pare Lidhjen e Prizrenit dhe mbrojten me heroizem legjendar trojet dhe vet ekzistencen e kombit shqiptar! sb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat