SiViaggia: Shqipëria, destinacioni turistik i këtij viti

Shqipëria

SiViaggia: Shqipëria, destinacioni turistik i këtij viti

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 10:03
Shqipëri

“Shqipëria është një vend në zhvillim, i rinovuar tashmë në infrastrukturë dhe hotele dhe përshtatur me standardet evropiane në të gjitha nivelet. Është konsideruar destinacioni turistik i vitit 2018”, shkruan SiViaggia.it.

Nuk ka asnjë dyshim për Ombretta Fresco, pronare e adv Dreams Beach – La Playa del Sol – “Agjencia e udhëtimit intelektual”, anëtare e Geo Travel, e cila e njeh shumë mirë vendin duke parë që pikat e saj të shitjes për disa vite po e propozojnë si një operator turistik  Shqipërinë.

Prej disa vitesh Shqipëria është një vend me në rritje në aspektin turistik dhe shumë i popullarizuar me turistë europianë.

Sa për plazhet që kanë patur shumë flukse, destinacioni është i frekuentuar nga tursitë gjermanë, australianë dhe amerikanë. Tregu italian? “Po i afrohet kohët e fundit vendit, që vuan ende nga paragjykimet e vjetra”.

Siç tregon Ombretta Fresco, është një destinacion “i përshtatshëm për udhëtarët kureshtarë, të apasionuar pas historisë dhe me mendje të hapur, të cilët tashmë kanë vizituar shumë vende të largëta, por nuk dinë asgjë për Shqipërinë dhe janë të intriguar prej saj”.

Shqipëria është më e përshtatshme për turizmin në grup, por edhe atë individual. Përveç turizmit klasik arkeologjik, ajo gjithashtu mund të ofrojë ekoturizëm, në zonat malore të përshtatshme për të dashuruar natyrën dhe për hiking, transmeton atsh.

“Oferta është përmirësuar ndjeshëm – shpjegon ajo për Guida Viaggi – me disa hotele me 3 yje dhe hotele tradicionale në disa vende të lashta si Gjirokastra dhe Berati, por shumica ndërtime të reja janë me 4 ose 5 yje. Lidhjet? Janë nëpërmjet ajrit në Tiranë, “”aeroporti i vetëm, nga shumë qytete italiane. Gjithashtu lidhja detare nga Ancona, Bari, Brindisi dhe Trieste është gjithashtu e mundur. Në vitet e fundit ata kanë ndërtuar edhe dy autostrada shumë të mira “.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat