Misteri i vdekjes së Anxhelës, autopsia përmbys gjithçka është thënë

Shqipëria

Misteri i vdekjes së Anxhelës, autopsia përmbys gjithçka është thënë

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 19:02
Anxhela Meçani

Pak ditë më parë mediat italiane bën publike autopsinë e parë të 20-vjeçares shqiptare Anxhela Meçani, e cila u hodh nga një makinë në Torino të Italisë. U diskutua gjatë në media dhe sipas mjekëve të spitalit që e reja ndërroi jetë, Anxhela ishte dhunuar para se të hidhej nga makina, por autopsia tregoi të kundërtën.

Mirëpo së fundmi sipas ‘La Sesia’ në Itali, mjeku  Roberto Testi i cili kreu dhe autopsinë e 20-vjeçares ka dal në përfundim se Anxhela është përplasur nga një makinë tjetër kur është hedhur nga makina.

Sipas tyre kjo përplasje a ndodhur pikërisht në vendin ku është gjetur edhe trupi i Anxhelës, e cila nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë më pas në spital.

Sipas mediave italiane është shkruar se Anxhela ishte divorcuar nga bashkëshorti i saj pak muaj më parë dhe së fundmi ajo ka punuar si prostitutë. Ndërkohë babai i saj ka bërë apel që trupi i vajzës të sillet në Shqipëri pasi ai nuk ka mundësi ekonomike.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat