Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ngushëlluar Kryeministrin e Kosovës për ndarjen nga jeta të babait të Ramush Haradinajt.
Përmes një mesazhi Meta e cilëson Hilmi Haradinajt patriotin e luftës çlirimtare të Kosovës.
"Me hidhërim të madh mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Hilmi Haradinajt, këtij patrioti të madh të luftës çlirimtare të Kosovës, babai i dy heronjve të UÇK-së, Luanit dhe Shkëlzenit që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, i cili shtëpinë e familjen e tij e ktheu në kështjellë të pamposhtur të qëndresës dhe luftës për liri kombëtare.
Ai ishte një burrë i traditës, mikëpritjes dhe atdhedashurisë.Kam pasur fatin e madh ta njoh nga afër dhe të ndjej mikëpritjen bujare të këtij njeriu të madh.Ngushëllime të thella Familjes Haradinaj, të afërmve dhe miqve të tij të panumërt.
Shpirti i tij u Prehtë në paqe!", shkruan Meta per babain e kryeministrit te Kosoves, i cili u nda nga jeta pas nje semundje te rende.