Glos: Gjermania heq kushtëzimin kur të realizohen reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhores

Shqipëria

Glos: Gjermania heq kushtëzimin kur të realizohen reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhores

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 11:22
Walter Glos

Drejtor i Fondacionit Konrad Adenauer, Walter Glos, ka folur për rekomandimin e kushtëzuar të Gjermanisë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Ai thotë se reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore janë shumë të rëndësishme për Gjermaninë dhe se heqja e kushtëzimit të Bundestagut do të vijë vetëm pas realizimit të këtyre reformave.

Walter Glos: Bundestagu gjerman dha një PO të kushtëzuar për Shqipërinë. Procesi do të jetë me reformën zgjedhore dhe vetingun për gjyqtarët dhe prokurorët. Edhe pse reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore po ecin, ne kemi rezerva. Reforma zgjedhore është shume e rëndësishme për ne, pasi kemi dhënë kontribut dhe urojmë që në vjeshtë të kemi nje draft përfundimtar. Heqja e kushtëzimit nga Bundestagu do vijë pas realizimit të këtyre reformave.

Nga ana tjetër, Glos ka deklaruar se mbetet skeptik për hapjen e negociatave sepse nga Holanda nuk po vijne lajme pozitive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat