Kotzias: Nëse nuk çelen negociatat, do të ketë destabilitet në rajon

Shqipëria

Kotzias: Nëse nuk çelen negociatat, do të ketë destabilitet në rajon

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 11:28
Nikos Kotzias

“Nëse nuk çelen negociatat për Shqipërinë, do të ketë destabilitet në rajon”.

Ky ka qenë paralajmërimi i fortë i ministrit të jashtëm grek i cili  ka folur për marrëdhëniet me Shqipërinë duke theksuar nevojën e një hapi të mëtejshëm në marrdhëniet BE-Shqipëri.

“Nëse 2 vendeve nuk u jepet një datë, rrezikohen përpjekjet tona”, mësohet të jetë shprehur ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias i pyetur në lidhje me zhvillimet e fundit me 2 shtetet fqinje, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu ai ka kërkuar Gjermanisë dhe Francës të marrin përgjegjësitë e nevojshme për të ardhmen e BE-se.

“Pala franceze të bjerë dakord për një datë dhe Gjermania të jetë më e hapur ndaj propozimeve të Macron. Duhet të mbajmë premtimin, të mos ndahemi në 2 kampe”, është shprehur ministri Kotzias.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat