PD: Veliaj po fabrikon lajme për të përçarë artistët

Shqipëria

PD: Veliaj po fabrikon lajme për të përçarë artistët

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 13:08
Partia Demokratike

Partia Demokratike reagoi pasi Bashkia e Tiranës shpërndau disa mesazhe.

Sipas Bashkisë, njerëzit e PD po udhëzon në artistët se si të sillen.

 Sipas PD, këto janë shpifje.

“PD hedh poshte me neveri lajmet e fabrikuara nga Erion Veliaj dhe te shperndara ne median e kontrolluar prej tij se PD urdheron artistet per qendrimet e tyre. Zonja qe komunikon ne biseden e pergjuar nga kamera e Erion Velise nuk ka asnje funksion ne Partine Demokratike. Fabrikimi i lajmeve per te identifikuar qendrimin e artisteve si nje akt partiak eshte perpjekje mjerane e Erion Velise dhe Edi Rames per te perçare artistet. PD inkurajon dhe eshte ne krah te çdo artisti qe refuzon te behet pjese e pazareve te pista te Erion Velise per shembjen e Teatrit Kombetar dhe ndertimit te kullave te korrupsionit ne territorin e Teatrit Kombetar!, thuhet në deklaratën e PD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat