Meta, takim emocionues me 200 heroina të Luftës së Kosovës

Shqipëria

Meta, takim emocionues me 200 heroina të Luftës së Kosovës

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 14:39
Takimi i Metës me heroina të Kosovës

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur sot heroinat e luftës së Kosovës, gratë dhe vajzat që panë dhe vuajtën krime çnjerëzore mbi fëmijët e tyre, veten e tyre, familjet, të afërmit.

"Sot pata një takim tepër emocionues, - tregon Presidenti Meta në Fb. - me 200 heroina të Luftës së Kosovës, viktima të dhunës e abuzimit seksual dhe dëshmi e gjallë e krimeve çnjerëzore të regjimit të së kaluarës. Falenderoj në veçanti, ish-Presidenten Jahjaga, e cila iu ka dhënë zë e përkrahje të jashtëzakonshme grave dhe vajzave të Kosovës, për të mbrojtur dinjitetin e tyre dhe integruar plotësisht në komunitet e shoqëri."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat