Deklarata e Kotzias, PDIU: Kjo është tradhti kombëtare, bojkotoni produktet greke

Shqipëria

Deklarata e Kotzias, PDIU: Kjo është tradhti kombëtare, bojkotoni produktet greke

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 14:50
PDIU

PDIU dhe Shoqata Çamëria pas deklaratës së ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias se në negociatat për marrëveshjen e detit me Shqipërinë nuk është folur fare për çështjen çame.

“Kjo mospërfshirje e çështjes Çame kërkon shpjegime dhe reagim të menjëhershëm nga qeveria shqiptare dhe Ministria e Jashtme, sepse bëhet fjalë jo vetëm për një Çështje Kombëtare e me ndjeshmëri të lartë për të gjithë shqiptarët, po në veçanti për një kauzë njerëzore e cila prek qindra mijëra familje, viktima të Genocidit.

Theksojmë se trajtimi i kësaj çështje është detyrim për qeverinë Shqiptare, në bazë te Rezolutës së Parlamentit të Shqipërisë për Çështjen Çame, si dhe Ligjit te Parlamentit Shqiptar te vitit 1994 i cili sanksionon datën 27 qershor, si dita e Genocidit mbi Shqiptarët e Çamërisë, datë e cila si për ironi përkon pikërisht me këtë kohë, ku po kërkohet që mbi to të vihet guri i harresës”, thuhet në deklaratë.

Më tej, PDIU kërkon:  “Z.Bushati të plotësojë me përgjegjshmeri kushtetuese e njerëzore detyrimet e tij. Shoqata Çamëria e PDIU është e gatshme ta asistojë e të jetë pjesë e këtyre bisedimeve, por deklarimi se pala greke nuk pranon bisedimet, është justifikim i pamoralshëm e tradhëti e Çështjes Kombëtare.

Ftojmë z.Kotzias, të jetë i kujdesshëm në deklarimet e tij e mos te jetë i vetkënaqur sepse Çështjen Çame, Çamët, të vrarët, Gjykatat Ndërkombëtare, por edhe gjyqin e Historisë, do ti ketë përballë gjithmonë, e duhet ta ketë fort të qartë, se jo gjithmonë do ketë përballë shtetarë servilë e të intimiduar që tjetër thonë në Tiranë, e tjetër në Athinë.

Shoqata Çamëria dhe PDIU, bën thirrje qe z.Bushati dhe z.Kotzias te zgjidhin me dialog e në frymën e fqinjësisë se mirë këtë çështje sepse ne po presim me durim, po në rast te kundërt do të përballen me reagimin tonë të ashpër e me protesta dhe me të gjitha format e revoltës së ashpër te njerëzve që kanë kaq vite që presin me shumë durim, por qe s’mund të durojnë fyerjen e tragjedisë së të parëve.

Ne do ti bejmë thirrje shqiptarëve të bëhen pjesë e një proteste civile, e që në fillim të bojkotojnë produktet greke në treg dhe bankat greke si hapin e parë, por që më pas do ketë shumë forma të tjera më të ashpra e radikale. Dinjiteti ynë vlen më shumë se kaq, e protesta jonë do kalojë kufijtë e parashikimet e tradhëtarëve të kësaj Çështje. Shqiptarët do kuptojnë cilët janë patriotët e cilët janë Esadistët…”, thuhet në deklaratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat