Nuk kaloi “rrjetën” e Vettingut, Prokurorja Nikëhasani ankimoi vendimin në KPA. Zbulohet trupi gjykues

Shqipëria

Nuk kaloi “rrjetën” e Vettingut, Prokurorja Nikëhasani ankimoi vendimin në KPA. Zbulohet trupi gjykues

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 19:22
Besa Nikhasani

Prokurorja e Shkodrës, Besa Nikëhasani, e cila u shkarkua nga KPK pak javë më parë e ka apeluar këtë vendim dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka bërë të ditur se ka pranuar ankimin.

Në një njoftim KPA, bën me dije dhe trupin gjykues që do shqyrtoj ankimin e Besa Nikëhasanit.

Njoftim i plotë

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja  Nr. 6/2018 JR, datë 21.06.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit znj.Besa Nikëhasani kundër Vendimit nr. 15 datë 20.04.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit znj. Besa Nikëhasani.

Sot, në datën 25.06.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Sokol Çomo

Relator:   Albana Shtylla

Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat