PD, tjetër kontratë lobimi në SHBA

Shqipëria

PD, tjetër kontratë lobimi në SHBA

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 20:59
Lulzim Basha

Partia Demokratike ka nënshkruar një kontratë të re lobimi në Shtetet e Bashkuara, me një vlerë prej 40 mijë dollarësh e që është firmosur më 12 qershor.

Kontrata do të jetë e vlefshme deri në muajin tetor të këtij viti. Megjithatë, asgjë nuk dihet se për çfarë po përgatitet opozita.

Firma e lobimit, “Sonoran Policy Group LCC” njihet për kontaktet e saj me njerëz që janë pranë presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat