Akuza për eurot e kapura, Basha i përgjigjet Ballës me deklaratën e Palokës

Shqipëria

Akuza për eurot e kapura, Basha i përgjigjet Ballës me deklaratën e Palokës

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 13:26
Durrës

“Përgjigjen e morët nga Edi Paloka për këtë çështje”, tha Lulzim Basha teksa u pyet nga media lidhur me akuzat e Taulant Ballës se nesër në Kuvend ai do të nxjerrë prova që sipas tij tregojnë se Lulzim Basha është i lidhur me persona të përfshirë në cështjen e 3.4 mln eurove të kapura pak ditë më parë në Durrës.

Por çfarë tha Edi Paloka dy ditë më parë?

“Taulant Balla, një derrkuc i dhjamur nga paratë e drogës që pastron bashkë me bandën e Elbasanit, sot nuk u zgërdhi. Taulantit i ka ikur zgërdhirja. Taulantit i ishte tharë buzë e mezi fliste. Taulanti u përtyp e u përtyp si derrkuc i dhjamur i ngecur në baltë, po nuk tha asgjë. Sepse derrkuci e di që ka ngecur në baltë.

Dy pyetje për derrkucin me Toyota:

Akuzën në prokurori për Lulzim Bashën pse nuk e bën që sot, po ke vendosur të presësh deri në fund të javës?

Aktorin e Babales pse nuk e nxjerr që sot që ta shohë e gjithë Shqipëria, po e mban kaq gjatë të fshehur?

Për ta kuptuar hallin e madh që ka zënë derrkucin e Toyotës, kujtoni se çfarë thoshte derrkuci për avionët e drogës para tre vjetësh, kujtoni se çfarë thoshte derrkuci për Saimir Tahirin, çfarë thoshte derrkuci për Elvis Rroshin, çfarë thoshte derrkuci për Agron Xhafajn”, komentoi Paloka në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat